PD: Edi Rama po sulmon bizneset nëpërmjet gjobave politike (VIDEO)

PD: Edi Rama po sulmon bizneset nëpërmjet gjobave politike (VIDEO)

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ndër të tjera ka denoncuar se pozita po ushtron dhunë e presion mbi qytetarët e bizneset që ata të votojnë ditën e nesërme.

“Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë. Në shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset. …Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor… Kriminelët e pushtetit po trokasin derë më derë për të detyruar bizneset të votojnë.”

Duke vijuar më tej ajo Vokshi ka thënë se Partia Demokratike u bën thirrje atyre të mos përkulen, pasi gjobvënësit do të goditen për këto gjoba politike.

Zëdhënësja e PD-së është u ka bërë thirrje biznesve dhe njerëzve të mos tremben, pasi: “Ne do ta çlirojmë biznesin dhe ekonominë shqiptare, ndaj mos u trembni. …Punësimi dhe mirëqenia ekonomike janë prioriteti numër një i Partisë Demokratike”.

Në përmbyllje të fjalës së saj, Vokshi ka bërë thirrje sërish për refuzim e braktisje të Edi Ramës dhe për dëshmim të çdo gjëje që do të ndodhë nesër në zgjedhje.

“Refuzoni e braktisni Edi Ramën… Filmoni, regjistroni, fotografoni çdo dhunë, falsifikim e mashtrim.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy