
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e së hënës të rinjtë e Partisë Demokratike për të përkujtuar 2 korrikun, ditën kur shqiptarët u futën nëpër ambasada pas rënies së komunizmit.
Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, e krahasoi kryeministrin Edi Rama me liderin e Koresë së Veriut. Ndërkohë mohoi që të bashkëpunojë me qeverinë dhe sulmoi edhe ndërkombëtarët.
Ai tha gjithashtu se opozita nuk do të lejojë që me ligj të posaçëm, të prishet Teatri Kombëtar.
Duke u ndalur tek ekonomia, Basha tha se Shqipëria kontrollohet nga 5 oligarkë, që sipas tij pastrojnë paratë e Ramës.



