Zgjedhja e presidentit, Ramabaja: Opozita po bllokon, duhet një akt politik nga Vetëvendosje

Zgjedhja e presidentit, Ramabaja: Opozita po bllokon, duhet një akt politik nga Vetëvendosje

Në studion e MCN TV, Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë, tha se një president konsensual, që nuk vjen nga radhët e politikës, është e vetmja zgjidhje për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.  

 

Ramabaja tha se në rast se kjo nuk arrihet, atëherë Vetëvendosje duhet të ndërmarrë një akt politik që çon në riinterpretimin e Kushtetutës.

 

Kosova është shndërruar në një peng politik të një interpretimi të Gjykatës Kushtetuese, për qëllime pragmatike të një pale që pretendonte të mbetej në pushtet. Ai interpretim krijoi një mekanizëm bllokues në duart e opozitës duke imponuar kuorumin prej 80 deputetësh. 

 

Ky interpretim është i gabuar sepse në asnjë nen të Kushtetutës nuk thuhet se duhet të jenë prezentë 80 deputetë. Ky interpretim ka prodhuar këtë krizë politike dhe shenjat janë që opozita do ta shfrytëzojë këtë mekanizëm bllokues dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e përmbys me një akt politik, gjasat janë që vendi të shkojë në zgjedhje sërish. 

 

Nëse nuk ka marrëveshje për një president konsensual apartiak, atëherë fituesit e zgjedhjeve duhej të provokojnë krizën e thellë politike dhe ta zgjedhin presidentin edhe pa 80 deputetë në sallë. Ky akt politik do të bënte që Gjykata Kushtetuese të rishqyrtonte këtë interpretim të gabuar. Rishikimi i interpretimit nënkupton që ai t’i kthehet frymës kushtetuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy