
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, uron që rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian të jetë e suksesshme.
Në konferencën për mediat me homologun Edi Rama në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Sanchez deklaroi se Bashkimi Europian ka vend për të gjithë.
Nuk mund të kuptohet Bashkimi Europian pa Ballkanin. Mendoj që është një ide pozitive që përveç proceseve të aderimit është e mirë ideja e krijimit të këtij komuniteti europian sepse kështu do kemi mundësi të vendosim këtë marrëdhënie në një nivel politik.
Ne e shohim me interes këtë dinamikë pozitive që gjenerohet mes vendeve që duan të hyjnë në Bashkimin Europian dhe janë tashmë në BE. Bashkimi Europian nuk është thjesht një klub vendesh, por është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të gjithëve. Ne kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta për të arritur këto qëllime.
Ne përkrahim integrimin e gjithë vendeve të Ballkani Perëndimor në BE dhe Shqipëria është një nga vendet kryesore në këtë rrugë. Ne urojmë që të vazhdoni në këtë rrugë, në këtë luftë për të përfunduar të gjitha reformat të cilat do t’ju bashkojnë me Bashkimin Europian dhe do përmirësojnë jetën tuaj.
Gjatë fjalës së tij Sanchez i ndal në sanksionet e vendosura nga Shqipëria ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.
Sipas tij, sanksionet nuk kanë qëllim të dëmtojnë popullin rus, por të kthejnë rrugën e luftës.
Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ajo që pritet nga Presidenca spanjolle është që të elaborojnë bazën e ndërveprimit me Ballkanin Perëndimor, duke hapur rrugë për sinergji të reja si dhe të stimulojnë paqen dhe bashkëpunimin në rajon.



