Opozita në MV kërkon dorëheqjen e kryeministrit/ VMRO: E gjithë Maqedonia po turpërohet nga Zaevi

Opozita në MV kërkon dorëheqjen e kryeministrit/ VMRO: E gjithë Maqedonia po turpërohet nga Zaevi

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas deklaratave të tij në lidhje me bullgarët dhe identitetin maqedonas. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kishtë thënë ditë më parë se bullgarët nuk kanë qenë fashistë dhe se nuk e mohojnë të drejtën e vet përcaktimit të maqedonasve.

Në një komunikatë për media, VMRO-DPMNE, thotë se e tërë Maqedonia duhet të turpërohet nga Zaev, dhe se duhet tashmë të dorëhiqet.

“Kryeministri në largim, Zoran Zaev, është njeriu nga i cili Maqedonia turpërohet. Politika e tij e përkuljes dhe të bërjes pazare me interesat kombëtare ka dështuar. I vetmuar dhe i frikësuar, sepse e ka të qartë se edhe bashkëpartiakët e tij dhe të gjithë qytetarët e kanë lexuar politikën e tij shkatërruese  dhe gjithnjë e më shumë po e kundërshtojnë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

“Askush në Maqedoni nuk do ta lejojë Zaevin, për interesat e tij personale dhe ruajtjen e kolltukut të bëjë pazare ne identitetin, gjuhën dhe popullin maqedonas, me historinë. Ai e shkeli dinjitetin e maqedonasve edhe atë jo vetëm të atyre të sot janë gjallë, por edhe të mijëra të cilët   e dhanë jetën për Maqedoninë. Me çfarë të drejte e mohon luftën maqedonase në periudhën e Ilindenit?”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

 “Për këtë përgjigjja e popullit është e ashpër dhe për këtë frika e kryeministrit në largim, Zoran Zaev, është e madhe. Populli nga ai kërkon falje për fyerjet ndaj Maqedonisë, ndaj popullit dhe historisë, ndërsa pastaj edhe dorëheqje.

Dorëheqje të Zaevit, liri për popullin.

Zaevi apo Maqedonia”, përfundon komunikata e VMRO-DPMNE, nënshkruar nga kryetari i saj, Hristian Mickovski.

Përplasjet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut kanë nisur pasi Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy