Propozimi i 12 deputetëve socialistë që i hap rrugën ndërtimeve në parqet Kombëtare duket se ende nuk ka marrë miratimin e qeverisë.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha se drafti po diskutohet në kabinet, ndërsa foli edhe për rritjen e kontrolleve në zonat turistike sa i takon trajtimit të ujërave të zeza.



