
Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në lidhje me bllokimin e rrugëve.
Përmes një reagim në "Twitter", Xhafaj thotë se për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita.
Po ashtu, Ministri i Brendshëm ka vlerësuar punën e policisë për menaxhimin e situatës, ndërsa nuk ka harruar edhe të falenderojë qytetarët për durimin që treguan, duke mos pasur incidente.
“Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës. Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë.”, thotë Xhafaj.



