Hyn në fuqi lëvizja pa viza në Kosovë për qytetarët nga Bosnje Hercegovina

Hyn në fuqi lëvizja pa viza në Kosovë për qytetarët nga Bosnje Hercegovina

Një grup i shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës, ka mbërritur në Kosovë përmes kufirit me Shqipërinë, në orët e para të 1 janarit 2025, pas vendimit të arritur ne kuadër të BE-së.
Ata kanë ardhur në një organizim të Bashkësisë Shqiptare të BeH në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ata i priti zëvëndëskryeministrja Emilia Rexhepi.

Udhëtimi përfaqëson një akt simbolik solemn që hap kufijtë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave dhe lejimin e hyrjes së qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës me letërnjoftim.

Fibank

Sipas njoftimit të Bashkësisë Shqiptare të BeH, udhëtarët që do të përfshihen në këtë udhëtim janë “intelektualë të shquar, ambasadorë, profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe qytetarë të tjerë të shquar dhe anëtarë të Bashkësisë shqiptar në BeH, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Republikën e Kosovës për më shumë se disa dekada“.

Ky udhëtim do të përfaqësojë edhe një akt të njohjes joformale të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës nga intelektualët dhe personat e tjerë me ndikim në BeH dhe në këtë mënyrë t'u japë një shtysë tjetër autoriteteve të BeH që të bëjnë të njëjtën gjë për qytetarët e Kosovës dhe të heqë procedurën rigoroze të vizave dhe të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe një nxitje për bashkëpunim më të lehtësuar ekonomik dhe akademik në të ardhmen dhe përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.

Që nga 1 janari qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në Kosovë, pas marrëveshjes së arritur në kuadër të Procesit të Berlinit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy