Balla: Protestat janë ndikuar nga interesa të huaja. Koçeku të dorëzojë mandatin

Balla: Protestat janë ndikuar nga interesa të huaja. Koçeku të dorëzojë mandatin

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ritheksoi qëndrimin e socialistëve se protestat e zhvilluara para Kryeministrisë janë ndikuar edhe nga faktorë të jashtëm, përfshirë, sipas tij, shtete që nuk janë miqësore me Shqipërinë, si edhe interesa që lidhen me konkurrencën rajonale.

 

Balla u shpreh se respekton qytetarët që protestuan për shqetësimet e tyre lidhur me respektimin e standardeve mjedisore në projektin e investimit në Zvërnec, por theksoi se protesta është devijuar nga qëllimi fillestar.

 

Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime për respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit. Por brenda kësaj proteste janë përfshirë elementë që lidhen me interesa të konkurrencës rajonale dhe me influencë të vendeve jo miqësore me Shqipërinë.

 

Sipas Ballës, incidenti i dhunës në Zvërnec ishte i papranueshëm, por shtoi se tashmë organizatorët fillestarë nuk po flasin më për atë ngjarje. 

 

Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, u shpreh ai.

 

I pyetur nëse kishte marrë një njoftim zyrtar nga deputetja Marjana Koçeku për largimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së, Balla shmangu komentet e gjata, por përsëriti qëndrimin se mandati i saj i përket Partisë Socialiste.

 

Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur të dorëzojë mandatin, sepse nuk është person i votuar drejtpërdrejt.

 

Balla reagoi edhe ndaj deklaratave të Koçekut, e cila kishte pretenduar se në grupin parlamentar nuk lejohej mendimi ndryshe.

 

Ai tha se nuk dëshiron të ushqejë më tej debatin publik mbi këtë çështje dhe se gjatë tetë muajve ka pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si e ka drejtuar grupin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy