Marrëveshja /Të burgosurit shqiptarë në Itali do të vuajnë dënimin në vendin e tyre

Marrëveshja /Të burgosurit shqiptarë në Itali do të vuajnë dënimin në vendin e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ministri Italian i Drejtësisë, Andrea Orlando kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, i cili parshikon të sjellë rritje të bashkëpunimit sa i takon aspektit legjislativ dhe atij penal mes dy vendeve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri italian i Drejtësisë i cili gjatë konferencës për shtypë me homologen shqiptare theksoi se memorandumi nuk ka të bëjë vetëm me dy vendet tona, por ka të bëjë edhe me integrimin e Shqipërisë drejt BE dhe vëmendjen që ka Italia për vendet e Ballkanit. Olrlando theksoi se duam të fillojmë menjëherë, implementimin e marrëveshjes, ekzekutimin e dënimeve penale. 

Në një nga pikat e marrëveshjes mes dy vendeve, thuhet se palët do të dakordësojnë format më efikase të bashkëpunimit, përfshirë organizimin e grupeve të punës dhe kurseve të përbashkëta të trajnimit.

"Palët do të verifikojnë mundësinë për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të vuajtjes së dënimit në institucionet penitenciare të Republikës së Shqipërisë, edhe përmes bashkëpunimit për ndërtimin e një strukture penitenciare që të lehtësojë zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve për transferimin drejt Republikës së Shqipërisë të shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali. Në përfundim të këtij verifikimi, do të mund të vijohet me formalizimin e një marrëveshjeje të posaçme", thuhet në memorandumin e bashkëpunimit.

Italia do të kontrinuoj me mjete dhe automjete të përshtatshme dhe funksionale për eficiencën logjistike të sistemit penitenciar shqiptar, thuhet në memorandumin e firmosur nga ministri italian dhe ministrja shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy