Meta: Falimentojnë bizneset e ndershme, lulëzon pastrimi i parave

Meta: Falimentojnë bizneset e ndershme, lulëzon pastrimi i parave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët foli për situatën ekonomike, financiare dhe sociale në vend, ku u shpreh se po shënon një regres të pandalshëm. Meta u shpreh se bizneset e ndershme po falimentojnë, ndërsa pastrimi i parave po lulëzon.

Situata ekonomike, financiare dhe sociale në vend po shënon një regres të pandalshëm. Treguesit ekonomikë gjatë vitit 2023 dhe veçanërisht në muajin dhjetor 2023 na prezantojnë  një  rritje të mëtejshme të varfërisë së qytetarëve për shkak të një ekonomie, që po bëhet gjithmonë e më pak konkurruese. Rënia e importeve të lëndëve të para dhe atyre ushqimore me rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë si dhe rënia e konsumit, veçanërisht në muajin e festave të fundvitit, krahasuar me një vit më parë, provon uljen e kërkesës së ekonomisë dhe të konsumatorëve.

Një tregues i rritjes së varfërisë në vend është fakti se vetëm në muajin dhjetor 2023 importet u ulën me 23.1% krahasuar me dhjetorin 2022. Gjatë vitit të kaluar eksportet gjithashtu shënuan tkurrje me 9.5% krahasuar me vitin 2022. Rënia e eksporteve në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020, kur prodhimi dhe shitjet u bllokuan për muaj me rradhë për shkak të pandemisë. Ndërsa bizneset e ndershme falimentojnë, bizneset që pastrojnë para, sidomos në sektorin e ndërtimit lulëzojnë.

Më tej ai shtoi se fakt janë dhjetëra leje që jepen pa kursim në Tiranë, përmes një vendimmarrje jo transparente të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Mbivlerësimi i lekut është dëshmia e plotë e rritjes së volumit të pastrimit të parave në të gjitha format dhe e mbështetur hapur nga Qeveria. Në raportin e saj të fundit FMN e bëri të qartë se “mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike. Boshllëqet e të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e ndërtimit pengojnë një vlerësim të plotë të financimit të këtij sektori nga paratë e pista. Kjo situatë ka vetëm një arsye: Synimin e Qeverisë për të vjedhur dhe pastruar paratë e pista të korrupsionit dhe krimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy