
Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit për Kufirin dhe Migracionin, Pëllumb Nako, është i mendimit se në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar, policinë e akuzuan pa të drejtë se ishte në shërbim të politikës.
Për të mbrojtur këtë qëndrim thotë se kjo është e gabuar, pasi kryetari i bashkisë nxori vendim dhe policia ishte e detyruar që të vepronte.
Gjatë intervistës në emisionin “Arnautistan” të Mustaf Nanos, Nako deklaroi se policia zbaton një vendim që marrin autoritetet dhe nuk e diskuton dot.
Por përdorimi i forcës në mënyrë të tepruar kalon në dhunë, është vetëm çështje ekuilibri, klasa politike nuk e ndihmon shumë policinë. Nuk krijon ligjin. Hidhet gazi lotsjellës.
Hidhet mbi bazë të një rregullore të policisë. Por kjo nuk e mbron policinë, se as unë se kam lexuar kur hidhet gazi. Nëse nuk bëhet në formë ligjore, përballesh me ligjin.
Nuk del dot opozita dhe të thotë se po mbysni qytetarin. Sa i takon manifestimeve neni 262 i Kodit Penal ndalon ata që manifestojnë pa marrë leje. Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi dhe nuk ka nevojë për leje.
Por ligji thotë se duhet të bëjë rregullime parlamenti, por nuk janë bërë. Policia druhet se ka presion politik.
Sa i takon protestës së 8 janarit para godinës së Partisë Demokratike, Nako sqaroi se policia mund të ndërhynte direkt pasi po përdorej dhunë mbi institucion, por edhe me anë të një njoftimi nga brenda.
Për hedhjen e gazit lotsjellës, nuk e di në është veprim ligjor. Në vendet perëndimore gazi mbi protestuesit hidhet kur policët janë të rrethuar nga një grup agresiv dhe për ti shpërndarë hedhin gazin, është hapi i parë para përdorimit të armës.
Është problem që duhet diskutuar. Këtë bindje e kam nga të dhëna të sakta. Policia ka një traditë që për rastet që qytetarit i duhet ndihmë, i ke gjithmonë, se i kanë reflekset e të shërbyerit.
Dalin shpesh drejtues policie dhe thonë se publiku ka besim tek ne se janë rritur telefonatat në sallën operative. Por ka besim a s’ka besim duhet ta masësh, se njeriu kur ka nevojë do telefonojë.
Nuk ka feedback nga personi që i ka shërbyer. Policia private i shërben klientit, nëse klienti nuk është i kënaqur i thotë ik, hajde tjetri.
Një qeveri duhet të marrë për bazë perceptimin publik, pasi ai është gjithmonë i saktë.



