
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat jashtë dyerve të Kuvendit pasi u përjashtua nga seanca plenare.
Basha tha se ‘Zgjedhorja’ është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara.
Më tej, Basha theksoi se listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008.
Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora.



