Rama: Berisha është lider, Bashën e heq nga froni me një status në Facebook

Rama: Berisha është lider, Bashën e heq nga froni me një status në Facebook

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme edhe për liderin e opozitës duke thënë se Lulzim Basha nuk e ka karakterin e liderit, ndërsa Berisha siç u shpreh ai është një lider pavarësisht se është i mbrapshtë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Berisha si “lider i opozitës” mund ta heqë nga froni Bashën me një status në Facebook.

Pjesë nga intervista në MCN TV:

Rama: Lulzim Basha nuk është lideri vzionar dhe vendimarrës sepse nuk e ka karakterin e liderit. Berisha ishte dhe është një lider pavarësisht se është i mbrapshtë. Si mundet i njëjti njeri të jetë artist dhe në një hark të shkurtër kohe të kërkojë që njerëzit të qëndrojnë deri në pikën e fundit  dhe pastaj të shfaqet si një barbi duke i thënë njerëzve më votoni mua. Lideri i PD është Berisha. Ju mund ta pranoni ose jo por Berisha Bashën e heq nga froni me një status në FB. Nuk është njeriu që drejton PD-në.

Edhe unë mendoj kështu por shumë më thonë ndryshe. Kjo është arsyeja pse ju i drejtoheni dy liderave

Rama: Meta nuk është drejtuesi i opozitës dhe as aspirant. Ai ka marrë peng opozitën dhe Basha është peng i Metës dhe i Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy