Votimi i djeshëm në parlament për hetimin dhe jo arrestimin e Saimir Tahirit ka kthyer sërish në vëmendje idenë e heqjes së plotë të imunitetit të politikanit, e mbi këtë çështje është pyetur dhe kreu i shtetit Ilir Meta.
"Nuk kam asnjë debat për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit”, tha Meta.
Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në dalje të konferencës për forcimin e vendimeve në Gjykatë.
Kreu i shtetit nuk ka komentuar debatet e fundit për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.



