A mund të vihet në pushtet duke qenë anti-amerikan?

A mund të vihet në pushtet duke qenë anti-amerikan?

Pyetjes nëse mund të vihet në pushtet duke qenë antiamerikan, gazetari Andi Bushati iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri nuk ka ardhur asnjeri në pushtet pa qenë antiamerikan. Sipas tij si Berisha, Nano edhe Rama në fillimet e tyre kanë qenë anti-amerikanë dhe kanë ardhur në pushtet. Siç u shpreh Bushati amerikatët bëhen me atë që merr pushtetin.

“Unë qesh sa herë thuhet kjo, i ka dalë kundër Amerikës. I ke dalë kundër një diplomati që ka një opinion dhe mund të ndërrohet pas dy vitesh dhe të bie kjo çështje. Ky është budallallëk. Në Shqipëri nuk ka ardhur asnjeri në pushtet pa qenë antiamerikan. Ata bëhen me atë që merr pushtetin. Se korrupsioni është një kancer i madh të mos na i shesin ne. Nuk ka çështje amerikane dhe pro amerikane. Amerika bëhet me të fortin. Nëse liritë do ti kishin interesuar diplomatëve këtu do flisnin për patronazhistët. Ne nëse quhemi pro amerikanë është se e kemi si ëndrrën e fjalës së lirë. Këtu pro amerikanët kanë veshur kostumin e mosvotimit. Ne po u shesim shqiptarëve një Amerikë që është kundër votës së lirë”, tha Bushati.

Ndërkohë Shehaj tha se kjo është një çështje me të cilën abuzohet dhe se kemi të bëjmë me një përplasje mes kryetarit dhe ish-kryetarit.

“Këtu abuzohet me këtë çështje. Nuk mendoj se Basha ishte anti-amerikan kur dogji mandatet dhe tani u bë pro-amerikan sipas politikës së jashtme. Këtu kemi të bëjmë me një përplasje mes kryetarit dhe ish-kryetarit. Ky është debat i vjetër që kalon nga zgjedhjet e 2013-ës kur Berisha mbështeti me heshtje Bashën në krye të PD. Ne duhet të ndajmë mendjen, të jemi perëndimorë dhe të lëmë votën të vendosë”, tha Shehaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy