Tubim pro SPAK-ut/ Lapaj: Kurajo për njerëzit e drejtësisë. Ka një aleancë të egër kundër ligjit! (VIDEO)

Tubim pro SPAK-ut/ Lapaj: Kurajo për njerëzit e drejtësisë. Ka një aleancë të egër kundër ligjit! (VIDEO)

Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe partia Nisma Thurje, ishin sot para godinës së SPAK në një tubim në mbështetje të organeve të drejtësisë.

Tubimi vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama se nuk ka prova për arrestimin e Veliajt, dhe sulmeve personale të kryebashkiakut ndaj prokurorit të çështjes. 

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj në një prononcim për mediat tha:

Besoj se drejtësia duhet lënë në punën e vet. Ka një aleancë të ndyrë, të egër kundër ligjit, për këtë arsye jemi këtu në mënyrë simbolike për t’u dhënë kurajo çdo njeriu të ligjit, që shoqëria s’ju lë vetëm. Jemi këtu thjesht për t’u dhënë një duartrokitje. Askush s’duhet të ketë frikë nga ligji, duhet të përballet. Ndonjëherë ata që e bëjnë ligjin mund të gabojnë në një moment, procesi nxjerr të vërtetën”.
 

Një ditë më parë simpatizantë të kryebashkiakut të PS ishin para SPAK-ut dhe GJKKO-së në mbështetje të Erion Veliajt, duke artikuluar fjalët "Turp! Turp!", ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy