
Pas vendimit të Gazment Bardhit për thirrjen e Këshillit Kombëtar, Kryesia e PD-së zyrtare vendosi ta dërgojë atë në Komisionin e Etikës. Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së PD, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar. Mësohet se Flutura Açka i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm të PD, ku i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë. Më herët në përgjigjen e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës lidhur me kërkesën e PD thuhej: “Me datë 26.07.2023 nga Komisioni i Apelimit, Integriteti dhe Etikës është administruar Kërkesa e Kryesisë së Partisë Demokratike me objekt “1. Shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit te Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike numër 59 prot, datë 22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërise”. 2. Shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim e dispozitat statutore” sipas dokumentit bashkëlidhur Mbledhja e Komisionit të Apelimit Integritetit dhe Etikës për shqyrtimin e kësaj kërkesë është caktuar në datë 26.03.2023 ora 19.00, mbledhje e cila do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike në Rrugën Donika Kastrioti. Me qëllim marrjen e qëndrimit të palëve lidhur me këtë kërkesë Komisioni ka njoftuarpërfaqsuesin e Kryesisë së Partisë Demokratike Z. Indrit Sefa dhe palën e interesuar në këtë proces Z. Garment Bardhi. Palëve u është kërkuar të marrin pjesë në seancën dëgjimore ose të depozitojnë provat dhe qëndrimet e tyre me shkrim. Zotit Bardhi i është kërkuar depozitimi i vendimit numer 2, date 15.01.2022 “Per miratimin e rregullores se brendshme “Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.



