
Partia Demokratike zgjodhi 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ku u vu re jo vetëm largimi i zërave kritikë, por edhe i shumë figurave që kanë qenë në qendër të PD dhe mbështetës të fortë të Berishës.
Një prej tyre ishte edhe Fatbardh Kadilli, një nga emrat kritikë që u la jashtë Kryesisë së PD përmes procesit të votimit nga demokratët.
Vetë Kadilli ka reaguar me ironi ndaj këtij votimi, duke e cilësuar si një vendim jo rastësor, ndërsa sjelljen e Bashës e krahason me një lojë 'luftash' në filmat për fëmijë.
“Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”, shkruan Kadilli në Facebook.



