
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë demokratike kanë ardhur dhe reagimet e para nga radhët e demokratëve.
Grida Duma është shprehur se pas dorëheqjes së Bashës, është koha që të gjithë demokratët të shpalosin energjitë për ringritjen e partisë në fitore.
Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka.
Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës të mos jetë një truk i tij por një shans për ringritjen e PD.
Akti i mirëpritur po i vonuara, ne që ka sakrifikuar për PD do të jemi këtu për të ndjekur që të vijojë rruga e ripërtëritjes së PD. Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë një truk por një akt për ringritjen e PD dhe procesi të mos pengohet përmes trukeve.



