Kushi: Arsimi cilësor për fëmijët me aftësi ndryshe, një nga prioritetet tona

Kushi: Arsimi cilësor për fëmijët me aftësi ndryshe, një nga prioritetet tona

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues të arsimit special, me të cilët ka diskutuar rreth përvojës së tyre, nevojat kryesore të gjithëpërfshirjes dhe ka marrë gjithashtu sugjerime në lidhje me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

Ajo nënvizon se gjithëpërfshirja dhe arsimi cilësor për fëmijët me aftësi ndryshe vijon të jetë prioritet në politikat tona arsimore.

Në këtë kuadër, bashkëbisedimi që zhvillova me mësues të arsimit special ishte një mundësi e mirë për të njohur nga afër nevojat që kanë në raport me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, si dhe njëkohësisht të merrja sugjerime të vlefshme për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 që lidhen direkt me zhvillimin profesional të tyre dhe nevojat e gjithëpërfshirjes.

Kushi cilëson edhe rëndësinë e veçantë që ka roli i mësuesve të arsimit special.

Roli i mësuesve të arsimit special është më tepër se një profesion, është një mision! Prandaj, nga viti në vit kemi rritur ndjeshëm numrin e tyre në shkollat tona, një tregues domethënës ky që dëshmon seriozitetin për trajtimin e nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe integrimin e tyre në shoqëri.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe ambiente të jashtme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy