Kulluri: Shanset që PD të fitojë zgjedhjet lokale janë thuajse zero

Kulluri: Shanset që PD të fitojë zgjedhjet lokale janë thuajse zero

Politikani Edvin Kulluri deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se shanset e Partisë Demokratike për të fituar zgjedhjet lokale janë thuajse zero.

Sipas Kullurit gjendja në selinë blu është edhe më e keqe nga ç'ishte pas 25 prillit.

Tashmë është një opozitë edhe e përçarë, jemi më keq se ç’ishim pas 25 prillit. Fatkeqësisht thirrjeve të vazhdueshme të miave, PD s’iu përgjigj kurrë. Si mori kurrë në konsideratë pikëpamjet për një PD demokratike dhe një projekt të qartë, të djathtë politik. Është e papranueshme që të vetmet gara që bën PD i ka gara mes vetes. Nga 2013 e sot, kemi Bashën që mund Olldashin, por jo Ramën! Bashën që mund më thellë Selamin, pasi e kishte mundur Rama shumë më thellë! Basha që mund Harxhin, Shehajn dhe Kadillin! Tani kemi Berishën që mund Bashën, por humbet përballë Ramës në 6 mars! Kjo opozitë, me këtë lloj sjellje politike dhe të funksionuari, PD, përveç shansit matematik, shanset për të fituar zgjedhjet lokale janë pothuajse zero. Janë përkeqësuar sjellja dhe çdo gjë. Kur ti ngre një pritshmëri pas një krize shumë të rëndë dhe e tradhton në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, kjo tregon që gjërat do shkojnë keq. Konservatorët anglezë duhet të jenë model edhe për ne. Për shkak të nevojës që ka PD për konservatorizëm. Por jo këtij konservatorizmi fake. Berisha s’ka lidhje me konservatorizmin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy