Parku eolik i Tropojës, Balluku: Po kalojmë drejt një modeli të diversifikuar energjetik. Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë, drejt fundit

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Po kalojmë drejt një modeli të diversifikuar energjetik. Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë, drejt fundit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një deklarate në Parkun Eolik të Tropojës, u shpreh se ky investim shënon më shumë sesa një projekt energjetik, duke e cilësuar si pjesë të transformimit që po kalon sektori i energjisë në Shqipëri.

 

“Parku eolik i Tropojës nuk është vetëm një investim energjetik, por simbol i një transformimi që po pëson Shqipëria drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe më të orientuar nga inovacioni”, deklaroi Balluku. 

 

Ajo theksoi se sektori energjetik po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po marrin një rol më të madh në rritjen ekonomike. 

 

“Sot po kalojmë nga një model i varur pothuajse tërësisht nga hidrocentralet, drejt një modeli modern, ku diversifikimi i burimeve energjetike është një domosdoshmëri strategjike”, u shpreh zëvendëskryeministrja. 

 

Sipas Ballukut, vetëm në periudhën e fundit janë në proces mbi 1.5 miliardë euro investime private në sektorin e energjisë, të përqendruara kryesisht në energjinë diellore, energjinë e erës dhe hidrocentrale me impakt të ulët mjedisor. 

 

“Janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme dhe aktualisht kemi mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese private fotovoltaike të instaluara dhe në operim”, tha ajo. 

 

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryeministri Rama tha se ky investim po shkon në rrugën e përmbushjes së atij objektivi strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Po ashtu Rama tha se kohë kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. 

 

Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne e kemi pasur për një periudhë të gjatë në varësi të plotë nga uji, ndërkohë kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara sa që kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar për të blerë sasi të mëdha me çmime të kripura, ndërkohë kur shiu ka ardhur me shumicë, të derdhet dhe jo vetëm të mos kthehet në energji, por të shkaktojë dhe dëme. 

 

Koha kur Shqipëria duhet të dali në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy