Lobimi rus/ Berisha: Auditi të fillojë punën, veprim i papërgjegjshëm personal i Bashës

Lobimi rus/ Berisha: Auditi të fillojë punën, veprim i papërgjegjshëm personal i Bashës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot edhe përkitazi me financimet ruse që pretendohet se i ka marrë ish-kreu i partisë Lulzim Basha.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha teksa e quajti veprim të papërgjegjshëm personal të Lulzim Bashës, tha se ai nuk duhet të kujtojë se kjo çështje do të mbyllet, dhe se auditi të fillojë punën e tij.

Auditi do të fillojë shpejt punën. Unë u shpjegova se kanë marrë çdo gjë me vete. Edhe hard disqet edhe çdo gjë.

Pavarësisht kësaj, ne do bëjmë punën.

Ajo që kam unë, dëshmi dhe dokument, nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që kanë dhënë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, del se asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe ka dalë në arkën e PD.

Në këtë kontekst, unë e quaj veprim të papërgjegjshëm personal të Lulzim Bashës.

Se i tillë është.

Ne do bëjmë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjmë.

Tjetrën natyrisht e bllokon Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy