PD ngre shqetësim për grumbullime dhe mungesë organizimi në shkolla

PD ngre shqetësim për grumbullime dhe mungesë organizimi në shkolla

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi mëngjesin e së hënës atë që e konsideroi si “realiteti përballë propagandës” në lidhje me organizimin e ditës së parë të shkollës.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi replikoi me një postim të mëparshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili po në Facebook uroi viti e ri shkollor me kryesore shëndetin.

Urimi i kryeministrit shoqërohej me foto të sinjalistikës së vendosur në mjediset shkollor për respektimin e distancave.

Mirëpo sipas Vokshit kjo është veçse propagandë, pasi në mjediset jashtë shkollës nuk janë shmangur grumbullimet.

“Përkundër fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe,” – shprehet Vokshi teksa përcjell foto nga shkolla “Gustav Mayer” në Tiranë.

“Mungesë organizimi nga ana e shkollës, që ka çuar në grumbullime prindërish e nxënësish... asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit,” – vazhdon më tej ish-deputetja e PD-së.

Sot në mbarë vendin nisi viti i ri shkollor 2020-2021 dhe ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë vit 480 mijë nxënësve të sistemit parauniveristar do t'u duhet të zbatojnë protokollet e veçanta të ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e koronavirusit.

Në shkollat me mbi 1000 nxënës mësimi do të alternohet në katër turne, në mënyrë që klasat të kenë një kapacitet të kufizuar nxënësish prej jo më shumë se 20 personash për klasë.

Përveç kësaj çdo ditë nxënësve do t’u matet temperatura, ndërkohë që po ashtu duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi që ata nuk janë të infektuar me COVID-19, ose nuk kanë pasur kontakte me të infektuar.

Protokolli i ministrisë është kritikuar nga opozita e cila ka kërkuar më shumë garanci për hapjen e shkollave, garanci që nga qeveria është deklaruar disa herë se është marrë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy