Serbët katër kushte për zgjedhjet e reja në Veri, në thelb krijimi i asociacionit dhe tërheqja e kryetarëve aktual

Serbët katër kushte për zgjedhjet e reja në Veri, në thelb krijimi i asociacionit dhe tërheqja e kryetarëve aktual

Serbët e Veriut kanë katër kushte në mënyrë që ata të marrin pjesë në zgjedhjet e reja të parakohshme që do të organizohen nga Qeveria e Kosovës.

Si fillim ata kërkojnë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, lirimin e të gjithë të burgosurve serbë, tërheqjen e policisë nga veriu dhe atë të kryetarëve shqiptarë të komunave.

Për një pjesë të qytetarëve serbë në Mitrovicë mbajtja e zgjedhjeve në veri është tejet e nevojshme por pas plotësimit të kushteve të tyre. Ndërsa për të tjerë është tejet e rëndësishme gjetja e një mënyre që shqiptarët dhe serbët të jetojnë pa konflikte së bashku dhe me të drejta të barabarta.

Ndërsa për analistin politik Emir Azemi për të garantuar një bashkëjetesë paqësore mes palëve duhet patjetër një marrëveshje politike si dhe garanci të forta nga ana e Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Unë mendoj se për situatën në Veriun e Kosovës duhet një marrëveshje politike mes palëve në proces, një granci e fortë e SHBA-së që ky proces zgjedhor të mos dështojë, nuk duhet të ketë ndërhyrje siç ka pasur në të kaluarën. Duhet të ketë  zgjedhje të lira dhe demokratike, ku do të marrin pjesë Lista qytetare, subjekte politike, dhe të dalin struktura nga vullneti qytetarë dhe assesi nga presioni, as nga detyrimi që mund të vije nga jashtë ose nga brenda, dhe në një formë të përmbyllet ky proces i riintegrimit të komunave të Kosovës me shumicë serbe.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës shihet si një mekanizëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy