Rama: Thellojmë bashkëpunimin, BE të na garantojë huatë dhe do na ketë gjithë jetën pas

Rama: Thellojmë bashkëpunimin, BE të na garantojë huatë dhe do na ketë gjithë jetën pas

Kryeministri Edi Rama tha në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE, se duhet të punohet mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten për tu integruar në tregun e përbashkët dhe se ka ardhur koha që rajoni të përfshihet në portofolin digjital europian.

Rama deklaroi në takimin e sotëm se bashkëpunimi më i fortë është i nevojshëm në fushën kundër migracionit dhe se është koha e duhur për bashkëpunimin europian.

"Duhet të përfshijmë logjikën me integrimin me faza në tregun e përbashkët.

Është synimi ynë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha fushat që kanë të bëjnë me doganat dhe tregtinë me BE-në, duke u përgatitur për integrim të plotë me BE.

Ne duhet të sillemi si vende europiane, ndërkohë që bllokojmë veten. Sido që të jetë, nëse bëjmë gjithçka në stilin europian, brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë dhe hapësirën për të gjithë në mënyrë që të merren me çështje dypalëshe.

Besoj se deri në takimin e Sarajevës, ministrat e integrimit europian duhet të punojnë, për nismat që na çojnë përpara.

Na duhet të nisim një dialog politik me Komisionin për të fituar një status të ri me partnerët.

Vendet që negociojnë duhet të kenë hapësirë për tu përfshirë si vëzhguese në Europën politike, në të gjithë mekanizmat.

Dua të këmbëngul, se është thelbësore për ne të marrim ndihmë përmes një instrumenti të ri që do të lehtësojë nevojën tonë për të marrë më shumë hua, duke u mbështetur me garanci të BE.

Kjo është e bëshme dhe do të ndryshojë tërësisht tablonë. Është shumë e rëndësishme që ne të marrim financime, sepse janë para të rëndësishme.

Kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante. Kështu që është bota e përmbysur në raport me BE, që kanë vetëm 10% ha dhe 90% grante.

Por do të ishte fantastike sikur me ndihmën e Bankës Europiane, të mund të nxisim BE-në për huatë tona.

Të varesh ekonomikisht nga ju ka qenë praktikisht humbja e lirisë sonë, për t’iu hequr qafe.

Kështu që garantoni huatë tona se do na keni tërë jetën pas vetes, se do na kërkoni që t’iu kthejmë paratë mbrapsht.

Shumë prej jush mund të duan të largohen, por ne Ballkani duam të jemi gjithmonë në Bashkimin Europian."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy