Begaj takim me Ramën, Peleshin dhe Kingjin, njihet me konkluzionet e samitit të NATO-s në Shkup

Begaj takim me Ramën, Peleshin dhe Kingjin, njihet me konkluzionet e samitit të NATO-s në Shkup

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e vendit Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Arben Kingji.

Ky takim u krye për t’u njohur me konkluzionet e samitit informal që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Zoti Jens Stoltenberg zhvilloi në Shkup dhe ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe Presidenti i Kroacisë.

Kjo ishte hera e parë që një takim i nivelit të lartë të NATO-s, zhvillohet në këtë format dhe në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria është sot e gatshme të ofrojë organizmin e samiteve të tilla në Tiranë.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për aleancën Euro-Atlantike. Situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës, mungesa e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kërcënimet për ndarje në Bosnjë –Hercegovinë, si dhe ndikimet e Rusisë dhe Iranit për të minuar demokracinë nëpërmjet kërcënimeve hibride dhe kibernetike janë arsye për t’u shqetësuar.

Shqipëria është një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe aleat i rëndësishëm për NATO-n, njofton Presidenca.

Në samitin e NATO-s që do zhvillohet vitin e ardhshëm në Washington do të merren vendime të rëndësishme në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese.

Në këtë kuadër, në takimin e sotëm u diskutua për harmonizimin e planeve të mbrojtjes kombëtare me ato të NATO-s si dhe rritjen e kontributit me trupa nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga NATO.

U dakordësua si prioritet hartimi i dokumentave strategjikë si, Strategjia e Sigurisë Kombëtare si edhe dokumente të tjerë të rëndësishëm për realizimin e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura.

Rritja e buxhetit të mbrojtjes me 2% të GDP, dhe arritja e angazhimit të marrë në Samitin e Wellsit të mundësojë modernizmin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy