"Protesta", Kryemadhi: Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj

"Protesta", Kryemadhi: Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Laprakë. Kryemadhi në fjalën e saj u shpreh se nesër në shesh do të jenë dhe shumë socialistë, pasi janë të pa punë dhe të zhgënjyer me këtë qeveri.

Po ashtu Kryemadhi komentoi dhe bllokimin e autostradës, në të cilët do të ketë punime gjatë ditës së nesërme, duke thënë se qytetarët nuk i ndal askush.

Frika për protestën e nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugën, që të kërcënojnë shoferët e autobusëve, por nuk kanë bërë një llogari të vogël se e gjithë Tirana do të vërshojnë në shesh. E gjithë Tiranë do të protestojë, pasi do ti tregojë Ramës që është i vetëm. Nesër në shesh janë të gjithë qytetarët dhe jo politika”, u shpreh kryetarja e LSI.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi deklaroi se vendi ka nevoj për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj. Ajo thotë se Rama ka ikur që dje, por nesër populli do sigurohet t’i heqë karrigen, ashtu siç ia dha.

"Ne sot kemi nevojë për një vend dhe për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj. A e keni parë se si e kanë rrethuar atë dekorimin e tij me drita sikur të jetë diskotekë. Sikur të kujdesej për qytetarët aq shumë sa është kujdesur për imazhin e hyrjes së Kryeministrisë, ne do të ishim shumë të lumtur. Pra, ai shqiptarët nuk i konsideron as sa një neon tek dera e Kryeministrisë. Më shumë i dhimbset neoni te dera e Kryeministrisë sesa i dhimbsen minatorët, naftëtarët, të rinjtë shqiptarë që po ngrenë plaçkat dhe po ikin nga Shqipëria.
Pra këtë njeri që do vetëm një send, nuk do popullin e tij, nuk do qytetarët e tij, nuk do votuesit e tij, sigurisht që shqiptarët nuk e meritojnë. Ai njeri ka ikur, ka ikur që dje. Por ne duhet t’ia bëjmë të qartë që ikja e tij nuk mund të mbajë peng të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë
", tha më tej Kryemadhi.

Kryetarja e LSI theksoi se protesta e 16 shkurtit ka rëndësi të madhe historike për ta ndarë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga tranzicioni, nga e kaluara dhe për ta futur në rrugën e integrimit europian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy