Protesta para Kryeministrisë, qeveria merr vendimin për një nga kërkesat e studentëve: Vendos rinovimin e konvikteve

Protesta para Kryeministrisë, qeveria merr vendimin për një nga kërkesat e studentëve: Vendos rinovimin e konvikteve

Në kohën që studentët janë duke protestuar dhe i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit dhe kryeminiatrit një listë me 8 pika, në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një vendim për rinovimin e konvikteve për kampusin universitar të Tiranës.

Kjo është edhe një nga kërkeast e studentëve të cilët i kërkojnë kryeministrit Rama edhe uljen e tafiva dhe disa pika të tjera

Vendimi në fjalë është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. 

Në vendimin e qeverisë, thuhet se marrëveshja miratohet në bashkëpunim me qeverinë Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe VKM-ja përcakton qartë se projekti për rikonstruksion të konvikteve kap një vlerë prej 3 milionë euro..

Vendimi vjen ndërkohë që para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit vazhdon protesta masive disaditore e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy