Analistja Anduena Llabani thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi në SPAK gjatë paradites së sotme, e sheh si të pritshëm.
Duke folur për MCN Live, Llabani deklaroi se prania e tij vjen pas zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe flitet se pas tij do të jetë dhe Arbjon Mazniku.
Pas zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukut, pritej dhe Agaçi.
Flitet që do jetë dhe Mazniku si nënkryetar i bashkisë Tiranë. Flasim për inceneratorin e Tiranës e cila është një çështje që po shkon drejt konkludimit.
Flas për nivelin e lartë pasi ka dhe persona të tjerë, por këta individë që SPAK ka menduar ti lërë në fund për t’i marrë në pyetje, për shkak se kanë pasur veprime për aferën e inceneratorëve.
Agaçi ishte një nga njerëzit që nuk kishte dalë kurrë në skenë dhe nuk ishte përfolu që do thirrej në SPAK.



