Dita e Ribashkimit të Gjermanisë/ Nikolla: Mirënjohës për mbështetjen në integrimin evroatlantik të Shqipërisë

Dita e Ribashkimit të Gjermanisë/ Nikolla: Mirënjohës për mbështetjen në integrimin evroatlantik të Shqipërisë

Me rastin e 3 tetorit, Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli mesazh urimi.

Në mesazhin e saj, Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin evroatlantik të Shqipërisë.

Sot populli gjerman feston Ditën e Ribashkimit. Pas 41 vjet ndarjeje, me rrëzimin e Murit të Berlinit, kombi gjerman u bashkua dhe “rrëzoi” edhe ”muret” e tjerë ndarës.

Pas tre dekadash, Gjermania u rrit  e u zhvillua dhe sot është bërë lokomotiva ekonomike dhe politike e Evropës. Ribashkimi i Gjermanisë përshpejtoi ritmet e ndryshimit dhe demokratizimit të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Gjermania është ndër mbështetëset më të fuqishme të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evroatlantik të Shqipërisë.

Ne, shqiptarët, i jemi gjithashtu mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e pavarësisë, zhvillimit, rritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe integrimit evroatlantik të Kosovës. Gëzuar Gjermani!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy