Deputeti gjerman: Për demokracinë protestat janë në rregull. Shqipëria dhe Maqedonia të jenë bashkë në rrugën e integrimit

Deputeti gjerman: Për demokracinë protestat janë në rregull. Shqipëria dhe Maqedonia të jenë bashkë në rrugën e integrimit

Deputeti gjerman Adis Ahmetoviç, i dërguari i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, thotë se është dhe nuk është e lehtë që të komentoj situatën në Shqipëri si politikan, pasi nuk jeton këtu.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se çdo vend europian ka probleme shumë të mëdha dhe jo vetëm Shqipëria.

Çdo vend i Bashkimit Europian i ka këto probleme. Mund të kuptoj që njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive

. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe promovon qëndrimin e vet. Kemi protesta edhe në Gjermani. Kjo është demokracia.

Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive dhe demonstrata. Shqipëria ka nevojë edhe për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian.

Lidhur me Ballkanin e Hapur, kërkoi që të jetë vazhdimësi e procesit të Berlinit.

Sa i takon ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se dëshirojnë që t’i shohin bashkë.

Jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje.

Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë bërë kaq shumë por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mos të flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por në këtë moment, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy