Tavo: Objekti im njerëzit dhe problemet e tyre, jo rivali. Gjikuria e ka kuptuar që do humbasë

Tavo: Objekti im njerëzit dhe problemet e tyre, jo rivali. Gjikuria e ka kuptuar që do humbasë

Kandidati i Partisë Socialiste për bahskinë e Himarës Vangjel Tavo në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për zgjedhjet në këtë bashki më 4 gusht ku u ndal te fushata të cilën e konsideroi të qetë.

Tvao tha se objekti i tij nuk është të merret me rivalin, por me njerëzit, problemet dhe shqetësimet e tyre.

Sa i takon kallëzimit në SPAK të bërë nga kandidati i PD-së Gjikuria, Tavo tha se e gjitha është luftë mediatike dhe për të mobilizuar elektoratin e tyre sepse e kanë kuptuar që janë të humbur.

Si çdo fushatë tjetër deri tani mirë dhe është fushata e 18 qëkur kam nisur. Është fushatë e qetë dhe nga takimet që kam bërë në çdo cep të bashkisë së Himarës apo kontaktet që kam pasur me banorët e kësaj bashkie shpresoj që çdo gjë të shkojë kështu deri në fund. Pasi kjo bashki, këta njerëz me një kulturë demokratike dhe vetë zona e kërkon që fushata të jetë e qetë dhe kulturuar.

Shpresoj ta mbyllim kështu si ka nisur dhe ka vijuar deri tani. Kanë mbetur shumë pak ditë deri në 4 gusht, të dy kandidatët jemi në terren, unë vijoj takimet e mia me stafin tim bashkë me programin që kam për Himarën. e rëndësishme është se do takohemi bashkë me rivalin në 4 gusht.

Me Gjikurin nuk njihemi se kam takuar ndonjëherë, e kam parë vetëm në televizor por dhe po ta njihja nuk është se do të kisha ndonjë mendim për kandidatin tjetër sepse unë në çdo fushatë timen nuk jam marrë asnjëherë me rivalin, për mua nuk është problem se kush është rivali pasi objekti im janë problemet dhe shqetësimet e njerëzve.

Nuk ka asgjë të keqe që të vijnë mbështetësit e të dy kandidatëve për të votuar. Edhe kur kam qenë kandidatë për deputet në Gjirokastër gjithmonë kam sjellë njerëz nga Greqia por nuk është komentuar asnjëherë siç ndodh në Himarë. Jemi në demokraci dhe të gjithë kanë të drejtën e tyre.

Sa i përkëet kallëzimit në SPAK nuk më shqetëson fare kjo, madje sot më thanë se çfarë ka ndodhur sepse unë nuk kam kohë te merrem më atë çfarë bënë rivali, unë merrem me njerëzit. Nëse do të ma ndalonte kushtetuta dhe kodi zgjedhor që unë të ikja nga Gjirokastra dhe të vija në Himarë atëherë do shkoja në SPAK, por skam parë ndonjëherë padi si ajo që ishte pa pasur objekt, prandaj nuk ka rëndësi për mua fare, është thjeshtë luftë mediatike dhe për të mobilizuar pak elektoratin e tyre sepse e kanë kuptuar që janë të humbur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy