Basha: Do të vazhdojmë betejën çdo ditë derisa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi

Basha: Do të vazhdojmë betejën çdo ditë derisa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi

Kryetari në detyrë dhe kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm me demokratët në zonën e Shkodrës, tha se zgjedhjet në PD, janë testi i parë pas 25 prillit për situatën brenda partisë.

Ai deklaroi se masakra e 25 prillit nuk do njihet kurrë prej tij ndërsa edhe njëherë theksoi përgjigjen për ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se do të jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi, për të vazhduar betejën çdo ditë derisa sa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi.

“Mesazhi i parë është që vullneti shqiptar i tjetërsuar me 25 prill, masakra zgjedhore e 25 prillit nuk njihet e nuk do të njihet kurrë nga unë, nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike, nuk e njoh dhe nuk shkel mbi vullnetin e tjetërsuar të shqiptarëve. Gjithçka tjetër na bën pjesëtarë në këtë masaker zgjedhore, na kompromenton në gjënë më të çmuar me të cilën jemi futur në këtë betejë, në vlerat dhe parimet më të cilat jemi themeluar, të cilat i kemi trashëguar nga levizja e dhjetorit si artia trashegimtare e rrëzimit të komunizmit, për të cilin kemi paguar çmimin e lartë të katër martirëve te dy prillit e qindra të tjereve anembanë Shqipërisë. Sakrificën e gjithësecilit prej jush në këtë betejë nga mengjesi e deri në orët e vona të natës, sy për sy, e dhëmb për dhëmb, e fyt per fyt me bandat e Tom Doshit me shokë.

Lulzim Basha njoftoi nuk do i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

“Qëndrimi i dytë është një pergjigje ndaj të vetmit akt që mund të pritej nga një diabolik që pasi ka vjedhur dhe ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve permes masakrës më të madhe, më të thellë dhe më voluminoze zgjedhore në 30 vite pluralizëm, nga njëra anë dhe me njeren dorë godet demokratët, godet kedo që ka marrë pjesë në fushatën tonë, i heq nga puna, i vendos gjoba, i kercenon, i transferon, i bën presion kompanive private kontraktore të shtetit për t’i larguar dhe nga ana tjetër gjoja shtrinë dorën e bashkëpunimit. Ajo dorë është e mbushur me helm jo thjesht për mua, jo thjesht për demokratët, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kapja e asaj dore do të thotë asgjësim i kauzës dhe demokracisë, do të thotë të bëhesh palë me masakren zgjedhore, do të thotë të pranosh vjedhjen dhe tjetërsimin e zgjedhjeve, do të thotë të bëhesh njish me të keqen, ndaj Jo-ja ime është e prerë dhe finale.

Ai bëri thirrje për bashkim, në mënyrë që “të qëndrojmë të vendosur, të qëndrojmë të bashkuar, e t’i shkojmë betejës deri në fund”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy