
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Tiranën, Bojken Abazi vijon të bëjë denoncimin mbi parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Në një status në Facebook ai ka publikuar dy fletë votimi ku shihet se përveçse X në subjektin e PS ka një X dhe në numrin 13 që përkon me kandidatin e VV për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani.
Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë por vetëm 6 në listën e çdo subjekti, prandaj ky nuk është gabim, por vjedhje! Kryeministri edhe mund të pretendojë se këto dy vota në Qendrën e Votimit 4395/1 në Qarkun Gjirokastër kanë qenë për Partinë Socialiste, m.q.s kanë nga një “X” te numri 12 (PS) dhe një “X” te kandidati i PS. Mirëpo, votat kanë edhe një “X” te numri 13, kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani.
Këto kanë qenë vota të pastra për Kreshnik Merxhanin, të cilave u është vendosur nga një “X” tjetër nga komisionerët dhe numëruesit e PS, ose për t’i shpallur të pavlefshme ose për t’ia kaluar PS. Tashmë, përtej çdo dyshimi, jemi të bindur se kjo është një nga metodat e vjedhjes dhe deformimit të votës që kanë aplikuar në gjithë Shqipërinë në këto zgjedhje.





