Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi, pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt si drejtuese e AKSHI-t, dhe propozimin për dhënien e AKSHI-t me koncension, e sheh si bast të madh që të kalohet.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se AKSHI ka qenë minierë për të dorovitur biznese të heshtura që kanë lëvruar miliona euro.
AKSHI-t sapo i është hequr kapaku i pusetës, sa ta trazojë pak SPAK, jo do qelbet Kryeministri, ministri, biznese e Durana, parajsa fiskale, e këta oligarkët. Do të qelben sa nuk do të ketë vaksinë që t’i marrë në dorëzim.
AKSHI ka tenderuar qindra miliona euro çdo vit, ka shkuar deri në 1 miliardë euro në vit. AKSHI i ka klasifikuar mbi 70% të tenderave sekret. AKSHI ka qenë minierë për të dorovitur biznese të heshtura që kanë lëvruar miliona euro.
Ndërsa për drejtuesin e ri Igli Tafa thotë se del në dosjen e Ergys Agasit, pasi ka drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike.



