Debati për Buxhetin/ Rama: Ke problem psikologjik me shifrat; Rama: Mbeturinë e social-realizmit

Debati për Buxhetin/ Rama: Ke problem psikologjik me shifrat; Rama: Mbeturinë e social-realizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka replikuar menjëherë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi akuzat e këtij të fundit se varfëria në Shqipëri, ka arritur në shifrat e 51%.

Sipas Ramës, këto statistika që shpalos kryedemokrati janë të pasakta, pasi shifrat zyrtare nga Eurostat, tregojnë se niveli i varfërisë për vitin 2019, ka qenë në masën 23%. Kjo e rendit Shqipërinë pas Turqisë me 22.4%, Letonisë me 22.9% dhe përpara Serbisë në rajon, e cila renditet në 23.2% varfëri dhe Mali i Zi në 24.5%. Për Ramën, Basha ka një probleme serioze me shifrat.

“Lulzim! Ti me shifrat ke problem fiziologjik dhe psikologjik. Bëhu edhe vetë i varfër se nuk e ke problem të bësh sikur”, replikoi Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër, ai tha se në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet, shifra e varfërisë ka qenë realisht në 40-50%.

“Dallimi midis nesh dhe jush, është dallimi midis ‘kap ça t’kapësh’ dhe ‘jep çfarë të mundësh. Çfarë mendoni se mund të hiqni nga shpenzimet e buxhetit? Pastrimin e mbetjeve? Apo kontrollin shëndetësor falas për qytetarët”, shtroi Rama pyetjen.

 Kreu i opozitës Lulzim Basha vijon me replikat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Ai e quajti mbeturinë të social-realizimit, qe vazhdon e mashtron popullin.

Në vazhdën e replikave që kanë nisur me njëri-tjetrin prej nisjes së seancës plenare, kryeministri ndërhyri duke i kërkuar Bashës të ulte zërin. “Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Dil këtu dhe kërko falje. Dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm”, iu përgjigj Basha.

“Për uljen e çmimeve. Për taksat. 8 vjet mashtrim. Mashtron prapa. Mbeturinë e social realizimit. Hiq 51 milion euro për luksin tënd. Jeton si Sheik me taksat e popullit. Harroje shtetin shqiptar. Ja ke rritur më shumë se që nga koha e tanzimatit. Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje dhe dil nga kjo sallë. Dita do të vij. Mos e harro, John Kennedy . Ka një citim që s’të pëlqen. Do vij dita që do ta këndoj populli shqiptar edhe ty. Check Up ka nxjerr gra me sëmundje prostate e burra shtatzënë.” tha Basha.

Një përplasje tjetër ka ndodhur mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit, Edi Ramën në Kuvend, ku kryeministri iu drejtua me ironi deputetes Jorida Tabakut si balonë tabake.

Kjo fjali e Ramës ka sjellë acarimin e opozitës deputetët e të cilës kanë folur të revoltuar nga salla e Kuvendit. Basha mori fjalën në Foltore dhe i acaruar t’i drejtohet Ramës që të kërkojë ndjesë për ofendimin që i bëri Tabakut.

Pas ironisë me ‘balonën tabake e tahuke’, Rama tha se nuk përmendi emër, ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku ndërhyri nga vendi. Ai e cilësoi qëndrimin e Bashës dhe zërin e ngritur si një sjellje e një personi që sapo kishte dalë nga klubi.

“Argument të vetëm ka vetëm, fyerjen. Do të më intimidojë mua. Unë e kam nder që kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet më të rëndësishme të Tiranës. Këtë ti se di pasi e ke konsideruar Tiranën si vend ndërtimi. Sa herë që ka diçka për koncesionet ky i del për zot, i del për zot çdo zullumi çdo korrupsioni, mbron edhe këto që ka mbrapa këtu. Nisi 33 mlrd rruga e Arbrit përfundoi 53 mrld. Risku i kontratave koncesionare është rreziku më i madh që ka buxheti i shtetit. Ndërkohë që diskutimin tjetër me mua do ta kesh tek komisioni inceneratorëve.'- tha Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy