Publikohet draftstatuti i Partisë Demokratike, miratohet të dielën në Kuvendit Kombëtar!

Publikohet draftstatuti i Partisë Demokratike, miratohet të dielën në Kuvendit Kombëtar!

Partia Demokratike ka publikuar draftstatutin e miratuar me votë unanime në Këshillin Kombëtar. Ky draftstatut do të diskutohet dhe do të propozohet për t’u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar!

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1.     Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2.     Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3.     Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar  dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent: 

1.     I hapur për propozime.

2.     I bazuar në kritere ta shpallura.

3.     I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.

4.     I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.

5.     I votuar në Këshillin Kombëtar. 

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1.     15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.

2.     Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore

3.     Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës

4.     Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

5.     Zgjedh  Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1.     Kohëzgjatjja e anëtarësimit

2.     Kontributi në fushata elektorale

3.     Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit

4.     Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy