
Largimin e Agron Çelës nga partia e tij, për t’iu bashkuar socialistëve, Ilir Meta e cilëson një zhvillim pa asnjë rëndësi. Meta tha në “Të Paekspozuarit” se fitorja e opozitës në Shkodër do të jetë e thellë.
Zero rëndësi. Unë nuk kam kohë të merrem me të. Ka bërë zgjedhjen e vet, suksese. Por Shkodra e ka bërë zgjedhjen e vet që në ’91. Shkodra është Shkodër. Do të jetë çudi e madhe nëse diferenca në Shkodër do të jetë më pak se 23%. Nuk kam asnjë problem, ikën një, vijnë dhjetë.
Tiranë, Elbasan, Durrës i marrim. Shkodra nuk diskutohet.



