
Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve, ka njoftuar sot këshillat bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kandidatëve në lista, për plotësimin e vendeve vakante. KQZ shqyrtoi projektvendimin për verifikimin e deklarimeve të kandidatëve në listat shumëemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Sipas publikimit të listës nga KQZ, personat që do të marrin mandatin janë : nga qarku Berat, Bashkia Skrapar, znj. Xhuli Hysi Qarku Kukës, Bashkia Has, znj. Iris Mazreku Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, z. Ilir Selimi Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Kleanthi Laçi Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Aldo Shpuza Qarku Kukës, Bashkia Has, z. Jetmir Paça Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Lisjona Duka Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, Znj. Kosovare Zenelaj Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, z. Alfred Sallaku Qarku Korçë, Bashkia Devoll, znj. Etleva Osmanllari Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, z. Gazmir Paja Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Luiza Sula Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Brunild Sinani Qarku Dibër, Bashkia Mat, z. Bledar Demiri Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Ervis Begolli.



