Berisha akuza Ramës: Shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur, nga 26 monumente kulture, kanë ngelur 2-3

Berisha akuza Ramës: Shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur, nga 26 monumente kulture, kanë ngelur 2-3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimin me qytetarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, me temë “Tirana në rrezik”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai që betonizoi Tiranën.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Berisha tha se Tirana e dikurshme ishte qytet shumë më njerëzor, ndërsa sot sipas tij është një shëmtire arkitekturore.

Berisha shtoi se batërdinë në Tiranë e solli Edi Rama, pasi sipas tij shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur.

U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.

Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.

Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do ti sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë.  Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.

Sipas tij, po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove duke shkatërruar kryeqytetin.

Çdo qytet është normale që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boere janë të njohur. Por çfarë ndodh me ta? Nëse këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës. Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjëlloj respekti për kushtet urbanistike.
Çfarë po mbetet për Tiranën. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.
Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy