
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se është e turpshme dhe e dëmshme përgjigjja e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës së SHBA-ve për mos përfshirjen në lista të kriminelëve.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social 'Facebook', Bardhi u shpreh se “Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar”.
“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.
Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën -dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!”, shkruan Bardhi.



