Basha nga Shkodra: Krizën e zgjidhin shqiptarët, jo ndërkombëtarët

Basha nga Shkodra: Krizën e zgjidhin shqiptarët, jo ndërkombëtarët

 Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit të zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës ka garantuar shqiptarët se opozita është e vendosur për zgjidhjen e krizës totale në të cilën ndodhet vendi.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, kreu demokrat nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me krizën politike në vend. Sipas Bashës, zgjidhja për t’i dhënë fund krizës në vend është në dorë të shqiptarëve dhe jo ndërkombëtarëve.

Ai tha se opozita e bashkuar joparlametare do të vijojë betejën e saj deri në fund me qëllim çlirimin e politikës nga krimi.

“Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër. Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë. Shkodra ka qenë dhe është simbol i pathyeshmërisë para të keqes. Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”, u shpreh Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy