Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime të rëndësishme dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.
Artemis Malo, është liruar nga posti i zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, pasi pritet të emërohet ambasadore në Kanada.

Nga detyra është liruar edhe Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, për tu emëruar ambasador në Azerbajxhan.
Ndërkohë ditën e sotme Këshilli i Ministrave emëroi Ali Musliun prefekt të Qarkut të Elbasanit.



