
Analisti Ben Andoni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se nuk mund të flasim për rikthim të Bashës pasi ai aty ka qenë duke shtuar se po ndjek modelin e ish-kryeministri Berisha.
Sipas Andonit PD e ka mbyllur misionin e saj.
PD në thelbin e saj e ka mbyllur misionin, mjafton mënyra si nuk funksionojnë strukturat në të dyja format. Dhe kupton që ata nuk përballojnë një problem të vogël përçarjeje, jo të marrin përsipër drejtimin e vendit.
Të dyja forcat janë në dorë të kësaj drejtësie që ka inerci shumë të ngadalë. I shoh të ndara. Do pengojnë njëra-tjetrën duke shfrytëzuar emrin e PD si aset. Nëse janë të bindur duhet të ndryshonin emrin dhe të futeshin në garën e zgjedhore me potencë dhe ide të reja. Kauzat që kishin në 1990 kanë kaluar. Shqipëria ka nevojë për një të djathtë tjetër.
Basha aty ka qenë po ndjek modelin e Berishës. Duket që ka rrënje të mira në këtë formacion.



