Bregu: Aksi Qafë Kashar - Rinas, grabiten miliona euro, policia shqetëson njeri

Bregu: Aksi Qafë Kashar - Rinas, grabiten miliona euro, policia shqetëson njeri

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, thotë se segmenti Qafë Kashar – Rinas është kthyer në skenën e akteve të rënda kriminale. Duke reaguar për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë dje në këtë segment, Bregu shprehet se deri tani shuma e grabitur në rastet e shënuara aty ka arritur në 15 milionë euro.

Reagimi i Bregut

Në vetëm pak muaj, janë katër akte te renda kriminale qe kane ndodhur ne te njëjtën segment: Qafa e Kasharit-Rinas.  3 vjedhje spektakolare thasësh me leke dhe një rrahje fizike e biznesmenit libanez. 

Madje po këtu ka ndodhur edhe atentati ne 2015 ndaj Emiljano Shullazit e të tijve…
Edhe sikur Qafa e Kasharit te ishte Gryka e Mezhgoranit dhe jo nje rrip rruge me fushepamje 360 grade, s’do te kishte qene kaq e lehte qe brenda pak muajve te vidheshin ditën për diell mbi 15 milionë euro ne makina te bankave duke e kthyer atë copë rrugë kombëtare në piken me te lakmuar ku as patrulla e policisë kurrë nuk te kap dot ne aksion, as nuk te shqetëson njeri deri sa te zhdukesh gjurmët e te djegësh dhe makinat.

Kështu bëhet shtetshkatërrimi se shtetformimi ka ikur ne drejtim te paditur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy