Betohen diplomatët e rinj/ Cakaj dhe Pacolli: Diplomacia shqiptare po kalon në tre fusha delikate

Betohen diplomatët e rinj/ Cakaj dhe Pacolli: Diplomacia shqiptare po kalon në tre fusha delikate

Ministria e Jashtme njofton se nëntë diplomatë të rinj, të pagëzuar me emrin gjenerata “Sami Frashëri” u betuan sot në ambientet e ministrisë, ku i pranishëm ishte edhe Behgjet Pacolli.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, minsitri Gent Cakaj vlerësoi se këta diplomatë i bashkohen shërbimit të jashtëm në një moment kyç për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të shtetit dhe të kombit shqiptar, si dhe shprehu besimin se ata do të bëhen pjesë aktive e sfidave me të cilat përballet shërbimi i jashtëm shqiptar  veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, kryesimin e OSBE-së dhe përpjekjeve për t’u ulur për herë të parë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022.

“Pavarësisht paparashikueshmërive është e qartë se diplomacia shqiptare për momentin po kalon në tre fusha tepër delikate, të cilat mbase përbëjnë një prej periudhave më interesante të historisë së diplomacisë shqiptare në përgjithësi. Diplomatët e rinj do të kenë nderin dhe po ashtu detyrën dhe sfidën që të veprojnë pikërisht në këto rrethana”, u shpreh Cakaj.

Edhe ministri Pacolli vlerësoi ripërtëritjen e kuadrit diplomatik të Shqipërisë, qëllimi i të cilës po sipas njoftimit ka qenë rritja e cilësisë së përfaqësimit të Shqipërisë nëpër botë, por edhe ngritja e profesionalizmit të shërbimit diplomatik të Shqipërisë.

Gjenerata e parë, në vitin 2015 u quajt “Urdhri i Skënderbeut”. Gjenerata e dytë, u emërtua gjenerata “Rauf Fico”, duke vijuar me gjeneratën e vitit 2017,“Ismail Qemali”, si dhe gjenerata e vitit 2018 që mban emrin “Fan Noli”.  Gjenerata “Sami Frashëri” është gjenerata e pestë që u betua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy