Berisha: Projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt!

Berisha: Projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt!

Sali Berisha deklaroi sot se projektin e inceneratorit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Erion Veliajt, studioja e së cilës sipas tij ka qenë konsulente. “A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente? Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive në këtë problem. Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave? Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit. Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Ahmetaj është në tavë me këtë. Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes. Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës. Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes. Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë. Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy