Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO-s

Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO-s

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.

Teksa ka treguar detaje nga takimi, Meta thekson nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO.

Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë. Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

Në fund Meta shtoi se duhet të bashkohen të gjitha përpjekjet strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe njerëz në këmbë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy